Ad imageAd image

Societe Generale shet degët në Shqipëri dhe Bullgari tek hungarezja OTP

1 min lexim

Banka franceze që operon edhe në vendin ton, Societe Generale, ka deklaruar se ka arritur një marrëveshje për shitjen e degëve të saj në Bullgari dhe Shqipëri bankës hungareze OTP Bank.

Banka, raporton Reuters, nuk bëri të ditur shumën e transaksionit të akordit, por u shpreh se shitjet bashkë me heqjen e njësisë private bankare në Belgjikë, do të gjeneronin një fitim për kompaninë franceze.

Diskutimet mes dy bankave po zhvilloheshin prej muajsh, madje përfaqësuesit e bankës hungareze kanë qenë gjatë muajit maj në Shqipëri për t’u njohur me stafin e bankës dhe rrjetin e degëve.

- reklamë -
Ad imageAd image

Shitja është pjesë e strategjisë së grupit për të riorganizuar asetet e tij. Francezët janë shprehur se kanë ndërmend të rishohin gjurmët e tyre, duke u larguar nga vendet apo bizneset ku nuk kanë pozita të forta dominuese.

Në Shqipëri, banka franceze renditet si huadhënësi i katërt më i madh dhe në fund të tremujorit të parë të vitit kishte një portofol kredie prej afro 50 miliardë lekësh.

Me blerjen e “Societe Generale”, “OTP” bëhet grupi i parë bankar nga Bashkimi Europian që hyn në tregun bankar shqiptar për më shumë se një dekadë

 

Ndani këtë artikull