Ad imageAd image

Soros takon Vuçiç, a është kumbari për gjetjen e një zgjidhje për Kosovën?

1 min lexim

Alex djali i Xhorxh Soros, ka qenë sërish në Beograd për të takuar Presidentin Serb Aleksandër Vuçiç.

Këtë takim “i riu” Soros e ka zbuluar nga një postim në rrjetin social Instagram si një takim për gjetjen e një zgjidhje produktive për vazhdimin e progrsit për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën.

“Kënaqësi të jem përsëri në Beograd për një tjetër takim produktiv me Presidentin Serb Vuçiç, për vazhdimin e progresit për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën, jo vetëm për stabilitetin e Ballkanit por edhe për gjithë Evropën”- shkruan Soros.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ditën e fundit është hapur debati për një korrigjim të mundshëm të kufijve të Kosovës, ku Presidenti Thaçi ishte një ndër të cilët ka hedhur idenë. Pak kohë më parë Aleks Soros zhvilloi edhe një takim me Thaçin dhe Ramën.

Deri më tani nuk është krejtësisht e qartë se cili është roli kryesor në trekëndëshin Prishtinë-Tiranë-Beograd i Soros. Siç duket nga vizitat e shpeshta në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe takimeve të njëpasnjëshme të Soros me liderat e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë mund të luajë një  roli të rëndësishëm për të ndërmjetësuar një marrëvesheshje Prishtinë- Beograd.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull