Ad imageAd image

Sot nisin punimet në aksin rrugor Kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë – Si devijohet trafiku

2 min lexim

Sot do të nis faza e dytë e punimeve për rehabilitimin e segmentit Vorë – Kthesa e Rinasit – Fushë Krujë. Ndërhyrja do të kryhet në segmentin rrugor nga Kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë.

Segmenti i sipërcituar do të jetë i bllokuar për të gjitha mjetet gjatë periudhës së kryerjes së punimeve. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Automjetet e vogla rezident të zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Mjetet e transportit të mallrave/kamionët që udhëtojnë nga Shkodra, Lezha në segmentin Milot – Fushë Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të ndjekin drejtimin të Kamzës dhe të vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet Autostradës, e cila është e aksesueshme nga ana e Vorës.

Mjetet mund te aksesojnë Doganën vetëm nëpërmjet segmentin rrugor Vorë – Dogana e Tiranës për të kryer shërbimet Doganore dhe të kthehen përsëri në drejtim të Vorës.

Rruga është e hapur gjithashtu për të gjitha automjetet që duan të kryejnë shërbimet e Kontrollit Periodik në qendrën SGS vetëm nëpërmjet drejtimit të Fushë Krujës.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ndani këtë artikull