Ad imageAd image

Studentët bllokojnë rrugën, hedhin vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit

1 min lexim

Studentët e universiteteve publike në Tiranë kanë vijuar sërish me protestën e tyre në shenjë kundërshtie për tarifën e studimit.

Të parët që e iniciuan këtë tubim, studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës pasi u mblodhën para fakultetit, ata vijuan marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku bllokuan rrugën e Durrësit.

Pjesë e kësaj proteste u bënë edhe studentë të fakulteteve të tjera, ku disa prej tyre u bashkuan tek MAS, ndërsa të tjerë vijuan tubimin tek Korpusi Universitar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Protestuesit u ulën në gjunjë përtokë, ndërsa brohorisnin; ‘Ne nuk ikim’, ‘Anulo vendimin’, ‘turp, turp, turp’, ‘Jemi studentë, nuk jemi klientë’. Studentët kanë hedhur stilolapsa dhe vezë në drejtim të godinës së ministrisë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull