Ad imageAd image

Studimi/ Astma në botë po shkaktohen nga ndotja e ajrit

1 min lexim

Deri në 33 milionë vizita për astmë në çdo vit në botë mund të shkaktohet nga ndotja e ajrit.

Sipas një studimi, ndotësit si ozoni dhe grimcat e imta hyjnë në mushkëritë e njerëzve dhe po shkaktojnë vështirësi në frymëmarrjë, shkruan Daily Mail.

Problemi është më i keq në vendet aziatike si India dhe Kina, ku ka popullsi më të madhe dhe më pak ligje që parandalojnë ndotjen toksike.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ekspertët thonë se nevojiten më shumë politika për të pastruar ajrin në qytete anembanë botës për të përmirësuar frymëmarrjen për të gjithë.

Studiuesit nga Universiteti i Xhorxh Uashingtonit në Uashington kanë kryer studimin për astmë në 54 vende të botës.

Më pas ata i krahasuan këto të dhëna me nivelet e ndotjes në ato vende, për të provuar se sa prej vizitave të astmës mund të shkaktohej nga ajri helmues.

Hulumtuesi udhëheqës, Dr Susan Anenberg, tha: “Miliona njerëz në mbarë botën duhet të shkojnë në dhomat e urgjencës për sulmet e astmës çdo vit, sepse ata thithin ajër të ndotur”

“Gjetjet tona sugjerojnë se politikat që synojnë pastrimin e ajrit mund të zvogëlojnë barrën botërore të astmës dhe të përmirësojnë shëndetin e frymëmarrjes anembanë botës”.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull