Ad imageAd image

Studimi kinez: Analizat serologjike të besueshme, 100% e pacientëve të testuar kishin fituar antitrupa kundër COVID-19

1 min lexim

Një studim kinez i Universitetit Chongqing ka dalë në konkluzionin se 100% e pacientëve të testuar me testime serologjike IgG kanë fituar antitrupa kundër COVID-19.

Në Kinë janë testuar 285 pacientë që e kanë kaluar Sars- Cov-2 dhe të gjithë dolën me imunitet të fituar ndaj COVID-19.

Lajmin e bën të ditur virologu Roberto Burioni i cili thotë se “Pacientët e shëruar nga COVID-19 prodhojnë antitrupa, dhe kjo e bën shumë të efektshme analizat serologjikedhe nëse anti-trupat janë mbrojtëse atëhere kjo premton shumë për imunitetin”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pra sipas studimit të publikuar në Nature Medicine analizat serologjike janë të besueshme, dhe ato mund të përdoren për të identifikuar personat që e kanë kaluar COVID-19 pa simptoma.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull