Ad imageAd image

Sulmi me kallashnikov në banesën e prindërve, Klodiana Lala tregon pse s’ka folur deri tani

1 min lexim

Banesa e prindërve të gazetares së “News24”, Klodiana Lala u sulmua me armë gjatë orëve të para të mëngjesit të 30 gushtit, në rrugën “Shkëndija” në fshatin Bruk në Tiranë. Kur kanë kaluar gjashtë ditë nga sulmi në banesën, ku në momentin e ngjarjes ndodheshin edhe dy vajzat e saj të mitura, gazetarja Klodiana Lala ka vendosur të thyejë heshtjen.

Gazetarja tha se ka vendosur që të flasë sot, pasi ka një detyrim moral ndaj familjarëve të saj, të cilët u tronditën nga sulmi me breshëri kallashnikovi.

Klodiana Lala thotë se ka vendosur të heshtë përgjatë këtyre gjashtë ditëve, për t’i dhënë kohë organeve të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndonëse kanë kaluar gjashtë ditë nga sulmi, ende nuk ka një të dyshuar konkret për ngjarjen.

Ndani këtë artikull