Ad imageAd image

Taksa e re e Ramës/ Nga sot Rrugën e Kombit e kaloni vetëm duke paguar

1 min lexim

Qeveria është e vendosur në qëllimin e saj, një tjetër taksë, këtë herë takson kombin. Edhe pse ka pasur shumë debate, pavarësisht edhe protestës së tregtarëve kosovarë, duke filluar nga mënfjësi i  sotëm të gjitha mjetet që kaluan në Rrugën e Kombit paguan taksën.

Tarifat e miratuara fillojnë nga 2.5 euro për motorët, 5 euro për veturat, 11, 2 euro për autobusët dhe kamionçinat e deri në 22.5 euro për kamionët e rëndë.

Katër sportele, dy në hyrje dhe dy në dalje janë pranë “Tunelin e Thirrës”, dy për kamionët dhe autobusët, me tarifa më të larta.

- reklamë -
Ad imageAd image

Koncensionari thotë se synon të sigurojë mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor, por qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës thonë se tarifa është shumë e lartë.

Ndani këtë artikull