Ad imageAd image

Të burgosurit grek xhirojnë dhunën ndaj shqiptarit të dyshuar për vrasjen e studentes greke

1 min lexim

19-vjeçari shqiptar, Aleksandër Luca, që dyshohet se ka vrarë  studenten Eleni Topaludhi në Rodos ka rënë viktimë e rrahjes brenda burgut të Avlonës.

Të burgosurit fillimisht filluan një sulm verbal me sharje dhe ofendime ndaj të riut shqiptar dhe më pas filluan ta godasin.

Videot e dhunës në qeli janë shpërndarë nga mediat greke.

- reklamë -
Ad imageAd image

I riu shqiptar më pas është dërguar në qendrën shëndetësore dhe më pas në spitalin “Evangelismos”.

Duke folur këtë mëngjes, drejtorja e spitalit tha se i riu shqiptar u paraqit të hënën pasdite në spital. Pasi iu nënshtrua të gjitha kontrolleve ai u dërguar sërish në burg.

“Ai u rrah. Por, nga kontrolli i tij rezultoi se nuk ka lëndime të mëdha, përndryshe do të shtrohej në spital “.

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull