Ad imageAd image

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, një i plagosur

1 min lexim

Sipas të dhënave të para, një person ka mbetur i plagosur pranë hidrocentralit të Vaut të Dejës në Shkodër pasi është qëlluar me armë.

Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Ermir Simoni, 42 vjeç pronar i një servisi celularësh në afërsi të hidrocentralit.

Burimet policore kanë zbardhur edhe detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

- reklamë -
Ad imageAd image

Një person ka hyrë në servis dhe ka goditur vëllain e Simonit dhe një punonjës. Me pas ka qëlluar me armë duke plagosur Ermir Simonin.

Ky i fundit është dërguar ne spitalin rajonal të Shkodrës dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia, ndërsa autori është arratisur.

Ndani këtë artikull