Ad imageAd image

Tentuan të përdhunojnë 13-vjeçaren, burg për tre të rinjtë

1 min lexim

Gjykata e Fierit vendosi masën arrest me burg deri në përfundim të hetimit për tre të rinjtë e arrestuar dhe akuzuar për pengmarrjen dhe tentativën e përdhunimit të 13 vjeçareje. Ngjarja e rëndë u shënua në një fshat të Roskovecit.

Të akuzuarit janë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç, që të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Por ndërsa brenda gjykatës po zhvillohej masa e sigurisë, familjarët e Marjus Calamenit pretentuan se djali i tyre është i pafajshëm. Ata thanë se në kohën e ngjarjes, 24 vjeçari  ka qenë në punë dhe për këtë kanë dëshmitarë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas babait të Marjusit, djali tij u ka dhënë shokëve biçikletën dhe se është arrestuar vetëm sepse u gjet biçikleta në vendngjarje.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull