Ad imageAd image

Tërmeti në Izmir/ Autoritetet konfirmojnë dy viktima me origjinë shqiptare, ja nga janë

1 Min Read

 

Ndër viktimat e tërmetit të fortë me epiqendër në Izmir të Turqisë, janë edhe dy persona me origjinë shqiptare.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Ankara, e cila në një status në Facebook ka konfirmuar se dy persona nga familja Doğrayan në Izmir kanë vdekur si pasojë e tërmetit.

Autoritetet në Turqi kanë lajmëruar se së paku 35 njerëz kanë vdekur në Izmir, për shkak të tërmetit të fuqishëm, kurse autoritetet helene thanë se së paku 2 persona ndërruan jetë nga lëkundjet sizmike në ishullin e Samos.

 

Njoftimi i ambasadës së Kosovës në Ankara të Turqisë:

 

Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e termetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të Republikës së Kosovës të vdekur.

Ne i shprehim ngushllimet tona familjes Doğrayan dhe të gjithë familjeve dhe të afërmve tjerë të prekur nga kjo tragjedi, dhe iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve

Share This Article