Ad imageAd image

Tërmeti/ Tre pallate në Sukth të dëmtuara, banorët: S’ka ardhur askush të na ndihmojë

1 min lexim

Tre pallate në Sukth të Durrësit janë dëmtuar nga lëkundjet e forta të tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor. Raportohet se pallatet ndodhen në lagjen perimore në Sukth dhe 45 familjet që jetojnë në to deklarojnë se nuk u ka ardhur në ndihmë askush tre netët e kaluara.

Banorët i kanë kaluar jashtë netët ndërsa sot po boshatisin banesat duke hequr orenditë e pa dëmtuara, ndërkohë që ndihen të pashpresë se ku mund të strehohen në ditët në vijim.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull