Ad imageAd image

Terroristi i ISIS u kap sot në Tiranë, do vriste për 40 000 dollarë në Shqipëri

2 min lexim

Abc News ka mësuar detaje të reja lidhur me pjesëtarin e ISIS të arrestuar ditën e sotme në Shqipëri. Mësohet se ai është 24 vjeçari nga Taxhikistani i identifikuar si Komron Zukhurov, ndërsa është i afërm i bashkëjetueses së ish-deputetit të PD-së, Asllan Dogjani.

Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ai ishte strehuar në një familje nga Taxhikistani në zonën e Laprakës dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës organizatës së huaj terroiste të themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të kryer sulme në emër të ISIS.

 

Grupi i tij u godit nga shteti gjerman në datë 15 prill, ndërkohë që mediat gjermane raportuan njëri nga anëtarët e kësaj ceule Ravsan B. kishte pranuar një urdhër për të kryer një vrasje në Shqipëri, për të cilin do të paguhej 40 mijë dollarë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ravsan B., një refugjat nga Taxhikistani në Wuppertal, ra dakord kështu që të vriste një biznesmen shqiptar pas telefonatës që mori nga një numër suedez ku i thuhej se “duhet të varroste një njeri të ndyrë”.

Kjo u verifikua pas kontrollit që autoritetet i bënë celularit të tij.  Gjysma e parave janë “për vëllezërit”,  thuhej në përgjimet që iu gjeten Ravsan.B, ndërsa pjesën tjetër duket se do ta mbante për veten dhe shokët e tij në Gjermani.

Autoritet gjermane mohuan mundësinë e terroistëve që të mund të kryenin vrasjen në Shqipëri. Prokuroria e përgjithshme sqaroi se Ravsan B. ka qenë në Shqipëri bashkë me shokun e  tij Sunatullokh K. për të kryer sulmin, por ata dështuan.

Hetimet treguan se nga gjashtë anëtarë të grupit terrorist, tre prej tyre kanë qenë në Shqipëri, ndërsa katër anëtarët e tjerë tashmë janë prapa hekurave.

Të gjithë anëtarët e bandës kriminale i ishin bashkuar ISIS-it në Janar të vitit 2019 dhe kishin kontakte me dy udhëheqës të lartë të organizatës në Siri dhe Afganistan, nga të cilët merrnin udhëzime./abcnews.al

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull