Ad imageAd image

Tiranë/ Arrestohet 36-vjeçari, u kap me patentë të falsifikuar

1 min lexim

Një 36-vjeçar, shofer autobusi është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me dokumenta dhe patentë të falsifikuar.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të zbatimit të  Planit Operacional “Tispol Maj 2018”, për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor, vazhdoi edhe sot me kontrolle të përqendruara nga Policia Rrugore e kryeqytetit, ku nga verifikimet në terren rezultoi se:

“Shtetasi me iniciale F.K., vjec 36 u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Autobuz” për transport pasagjerësh me leje drejtimi dhe certifikatë aftësimi profesional të falsifikuar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Drejtuesi i mjetit u kap në kushtet e flagrancës dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore e Proceduriale nga Sektori i Krimit Ekonomik e Financiar”, thotë policia.

Ndani këtë artikull