Ad imageAd image

Tiranë/ Digjen 3 makina në një garazh, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

1 min lexim

Tre automjete janë djegur në një garazh në zonën e Yzberishtit mëngjesin e ditës së sotme. Sipas informacioneve paraprake, makinat kanë qenë të parkuara në momentin që janë përfshirë nga flakët. Nga hetimet e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Tymi i shkaktuar nga djegia e tyre ka përhapur panik tek banorët ndërsa për shuarjen e flakëve janë angazhuar tre zjarrfikëse. Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e zjarrit.

Mësohet se Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorit/ëve për djegien e automjeteve.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull