Ad imageAd image

Tiranë, vdes në spital punëtori që u godit me plumb në kokë

1 min lexim

Ndërron jetë 26 vjeçari i cili u qëllua me plumb në kokë në vilën ku po vendoste një kondicioner mesditën e djeshme në Tiranë.

Indrit Çelaj u transportua dje në gjëndje kome në spital. Mjekët informuan se gjëndja e tij ishte e rëndë dhe zemra e të riut ndali mëngjesin e sotëm.

Si ndodhi

- reklamë -
Ad imageAd image

Në një vilë trekatëshe, ne rrugen “Myslym Shyri” Indrit Çelaj ishte duke kryer punime për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Indrit Çelaj pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V, ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila” informoi policia.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V.

Ndani këtë artikull