Ad imageAd image

Tmerrohen banorët në Tiranë, burri bie nga kati i 6 i pallatit

1 min lexim

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, pranë zonës së Kodrës së Diellit në Tiranë. Banorët tregojnë për JoQ.al se burri në mesomoshë ka rënë nga kati i gjashtë mbi disa antena në katin e dytë, të cilat e kanë mbajtur aty.

Ata janë trembur nga zhurma e madhe dhe kanë dalë jashtë për të parë çfarë po ndodhte.

Nuk dihet nëse rënia ka qenë aksidentale apo zotëria ka tentuar t’i japë fund jetës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pak më parë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila ka transportuar të plagosurin për në spital.

Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore dhe as nëse është ende gjallë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull