Ad imageAd image

Tragjedia shqiptare në Australi/ Vrau vajzën dhe dhëndrin, babai del nga gjendja e rrezikut

1 min lexim

Në mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit 2019 babai shqiptar Osman Shaptafaj qëlloi për vdekje vajzën e tij 25 vjeçare Lindita Musai, dhëndrin Veton Musai dhe më pas veten. Sipas ‘Daily Mail’, 55-vjeçari tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe pritet të dalë para gjykatës ku do të përballet me akuzën e vrasjes së dyfishtë.

Autoritet austriake nuk kanë ende një verdikt përfundimtar mbi shkakun e kësaj tragjedie, por dyshohet të jetë fakti që babai nuk ka mundur të pranonte largimin e vajzës.

Kujtojmë që Shaptafaj nuk kishte precedentë të theksuar kriminalë, por vetëm një herë ishte ndaluar nga autoritetet për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull