Ad imageAd image

Tregtarët e Korçës në protestë para bashkisë:Duam të rifillojmë aktivitetin.

1 min lexim

Rreth 70 tregtarë të tregut indrustrial janë mbledhur sot përpara bashkisë së qytetit të Korçës, duke protestuar për rihapjen e tregut.

Pavarësisht heqjes së kufizimeve edhe për bashkinë e Korçës, tregu ende nuk është hapur.

Keta tregtare kërkojnë të fillojnë aktivitetin e tyre, i cili prej datës 12 Mars është pezualluar në kuadër të masave parandaluese të COVID-19.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkoheë, nga bashkia ende nuk është gjetur një zgjidhje për ta, pasi ky treg në të cilin tregtojnë 170 tregtarë mungojnë masat e sigurisë për mbrojtjen nga virusi.

Sipas nënkryetarit të bashkisë së Korçës, Kletjon Kita, është duke u diskutuar me institucionet përkatëse për masat që do të merren për tregun indrustrial dhe për vendimin e rihapjes së këtij tregu.

Konfirmimi nga Inspektoriati Shëndetësor për hapjen e tregut do të jetë përgjigjja për nisjen e zbatimit të protokollit të sigurisë nga bashkia e qytetit të Korçës, ndërsa tregtarëve do u duhet të presin deri në një vendim të dytë.

Ndani këtë artikull