Dhjetëra gra dhe fëmijë, të afërm të xhihadistëve nga Kosova që kanë luftuar në Siri, u kthyen në Prishtinë të shtunën nën masa të rrepta sigurie. Dy autobusë me gra dhe fëmijë u transportuan nën shoqërimin e policisë në një kazermë ushtarake në periferi të Prishtinës.
Mbi këtë lajm reagoi ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu i cili shtjellon tre mendime mbi gjendjen dhe të ardhmen e këtyre familjeve.
Postimi i Tritan Shehut në Facebook:
Pranimi e kthimi i sotem i mbi 100 familjareve te ish terrorisreve te ISIS, ndersa flet per vlerat tona, revokon dhe drejtesi e kujtese.
Duke u njohur me kete lajm qe prek Kosoven, Shqiperine e Maqedonine e Veriut, nuk mund te te mos vijne disa mendime.
Se pari per te glorifikuar vlerat e demokracise, pluri kultures, mentalitetit tone te hapur e perendimor, ndjenjes se faljes e deshires per te ndare kriminelin nga “njeriu”, qe edhe kjo ndodhi e fundit i konfirmoi. Kjo eshte supremacia jone e madhe, e pa thyeshme, arma me e sigurte e fitore mbi te “keqen”, gje qe u vertetua dhe ne ate perballje me ate “shtet” monster te krijuar diku aty, midis Sirise e Irakut.
Se dyti eshte mendimi i “vigjilences”, i kujteses, i mos harreses, pikerisht per te mos u perseritur krime te tilla makabre, qe fatkeqesisht disa nga te cilat kishin per turpin tone, autor e aktor bashkekombas tanet, pa asnje dyshim te tjetersuar. Per keta te fundit drejtesia duhet te jape ndeshkimin e saj.
Se treti kjo thellohet edhe nga numrat e raportuara te atyre familjareve, qe u kthyen apo qe jane akoma diku andej kampeve, dhe qe une inkurajoj te mos lihen ne ato vende krimi. Jane numra impresionante e njolloses ne krahasim me popullesine shqiptare ne Rajon, e vecanerisht kjo perballe perkatesise sone krejtesisht Europiane e Perendimore, rrenjeve tona, perballe asaj qe kane bere e bejne aleatet tane te medhenj per lirine e ekzistencen e kombit tone.
Ne fakt une keto mendime nuk i shpreh vetem sot, i kam shprehur me shqetesim te thelle qe ne veren e vitit 2013, vecanerisht me shkrimin “Shqipteret ne Siri”, dhe do te vazhdoj t’i shpreh, se dhe rreziqet ekzistojne akoma, qofte dhe ne forma te ndryshme.
Tritan Shehu reagon për të ardhmen e familjeve kosovare nga Siria
Ndani këtë artikull

