Ad imageAd image

Tritol policit në Krujë

1 min lexim

Një sasi tritoli i është vendosur një punonjësi policie mbrëmjen e djeshme në fshatin Bubq, Krujë.

Policia bën me dije se në banesën e I. D. 52 vjeç, punonjës policie është konstatuar një sasi lënde plasëse eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer.

Nga hetimet rezulton se kjo sasi është vendosur gjatë natës të datës 29.06.2018.

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia sqaron se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për këtë ngjarje, blutë bëjnë me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me eksploziv” i mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /55News.al/

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull