Ad imageAd image

U akuzua për përdhunim/ Lihet i lirë shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit

1 min lexim

Shefi i stacionit të Policisë në Fushë- Arrëz, Izmir Duraku i arrestuar për përdhunim të një të miture jetime në 2015 e cila do denonconte një abuzim seksual është liruar.

Në atë kohë Izmir Duraku punonte si polic në Shkodër kurse e mitura jetime prentendon se kur shkoi për të denoncuar abuzimet seksuale nga punonjës të Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër u përdhunua me dhunë nga Duraku.

Prokuroria e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin dhe nuk ka prova.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë Izmir Duraku ka thënë për News24 se nuk ka koment për atë që ndodhi dhe pret të veprojë drejtësia.

Duraku madje u përjashtua nga vetë Policia e Shtetit me urdhër të Ardi Veliut si dhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj e dënoi rëndë këtë akt pas këtij arrestimi por Prokuroria tashmë vërteton krejt të kundërtën.

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull