Ad imageAd image

U gjenden 7 sirianë në makinë, arrestohen 2 persona në Fier

1 min lexim

Policia e Fierit vuri në pranga dy persona pasi u kapën në flagrancë teksa transportonin shtatë sirianë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Në makinën e 25-vjeçarit Mikel Hoxha, nga Tirana ishin katër sirianë dhe u kapën në lagjen “1 Maji” të Fierit.

Ndërkohë në lagjen “Sheq i Madh” u gjetën tre sirianë në mjetin e Xhuljan Bullari, 22 vjeç, po nga Tirana.

- reklamë -
Ad imageAd image

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri”.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull