Ad imageAd image

U hodh mbi shina për të shpëtuar qenin, burri aksidentohet nga treni

1 min lexim

Një pushues nga Kosova është bërë pjesë e një aksidenti të rëndë pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës.

Mësohet se burri u aksidentua pasi tentoi të shpëtonte qenin, i cili po rrinte në shina, ndërsa treni afrohej.

Por ky veprim ka qenë fatal për burrin, i cili u hodh mbi shina për të shpëtuar qenin por u përplas nga treni. Ai është transportuar në spital dhe sipas bluzave të bardha gjendja e tij është e rëndë.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull