Ad imageAd image

U kap me mina e telekomandë në makine, lihet në burg vëllai i Alketa Vejsiut

1 min lexim

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Endrit Vejsiun, vëllanë e moderatores Alketa Vejsiu, i cili u kap me 4 mina dhe droge në automjetin e tij dy ditë më parë në aksin rrugor Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Shënkollit.

Operacioni i koduar “Telekomanda” u ndërmor të dielën e 30 shtatorit. Policia e Lezhës sqaroi atëherë se i riu nga Tirana udhëtonte me një mjet tip “Opel” në aksin rrugor Milot – Lezhë, ku u ndalua pranë kryqëzimit të Shënkollit.

Minat ishin të fshehura në gomën  rezervë.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje”, sqaroi shefi i policisë së Lezhës ditën e operacionit.

Ndani këtë artikull