Ad imageAd image

U kapën me 500 kg kokainë, shqiptarët dyshohet se hodhën…

1 min lexim

Para disa ditësh, rajoni i qetë i Ulmit të Ri në Gjermani u trondit nga një operacion policor. Mbi 500 kilogramë kookainë u kap nga një operacion i forcave speciale bavareze.

Sasia rekord u kap në kutitë e bananeve më 15 dhjetor në një magazinë frutash. Pas kapjes së drogës, policia u vu në ndjekje të autorëve, duke kapur gjashtë prej tyre, kryesisht shqiptarë, por edhe rumunë.

Një i shtatë u arratis. Por policia speciale është rikthyer sërish në këtë zonë të qetë për të bërë kontrolle të imtësishme në terren.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ata dyshojnë se autorët kanë hedhur gjëra në largim e sipër. Me shumë gjasë bëhet fjalë për celularë, që përmbajnë informacione të rëndësishme.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull