Ad imageAd image

U vonuan për në shtëpi, vajzat plagosin veten për t’u justifikuar tek prindërit

1 min lexim

Një ngjarje si në filma ka ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme, ku dy adoleshente kanë sajuar një grabitje.

Policia e Tiranës bën me dije se D.N., 17 vjeçe, dhe A.M., 17 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, kanë bërë kallëzim të rremë, me pretendimin se kanë tentuar ti vjedhin duke u vetëdëmtuar në pjesët e ndryshme të trupit.

Nga plagët e marra, njëra prej tyre, A.M., është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nga të dhënat e para, mësohet se shkak i këtij veprimi, ka qenë për të justifikuar vonesën e tyre tek prindërit.

/55News.al/

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull