Ad imageAd image

Unaza e madhe pa projekt, shteti e merr nga interneti, privati i panjohur “dhuron” një projekt

1 min lexim

Siç e kemi thënë, për unazën e madhe nuk ka asnjë projekt shtetëror. Janë ca harta të sajuara nga google dhe tani së fundit një zyrtar i lartë shtetëror, Afrim Qendro, deklaroi se projekti është bërë “falas” nga një firmë private, të cilën ai nuk e dinte cila ishte. A ka papërgjegjshmëri më të madhe se kjo? Janë në hedhje gati 40 milionë euro e këta flasin sikur të ishin domate. Cili qenka ky bujar që punoka për shtetin? Apo njësoj si ato firmat që pastronin dikur “falas” Lanën e më pas rezultonin të gjitha fituese tenderash. Shumë i lexueshëm Rama edhe në këtë pikë.

Ndani këtë artikull