Ad imageAd image

Ura e dëmtuar në Kukës nga neglizhenca, drejtuesit e mjeteve i tremben aksidenteve

1 min lexim

Ura në hyrje të qytetit të Kukësit është dëmtuar në pjesën më të madhe të saj dhe e bën gjithnjë e më të rrezikshëm kalimin e automjeteve.

Ndërkohë fluksi i trafikut në urë në prag të sezonit turistik është rritur ndjeshëm. Hapësirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar, çernierat të cilat shërbejnë për eliminimin e tronditjeve dhe lidhjen e trarëve janë dëmtuar, gropat në mes të rrugës, apo mungesa e kushteve të sigurisë për kalimin e këmbësorëve, tregojnë se mirëmbajtja e urës prej kohësh mungon.

Vetë drejtuesit e automjeteve shprehen të shqetësuar për gjendjen e urës dhe thonë se automjetet po u dëmtohen. Ura e Drinit është mënyra e vetme për të hyrë e dalë nga qyteti i Kukësit, por edhe për të përshkuar “Rrugën e Kombit” drejt Kosovës apo Tiranës. Ajo është ndërtuar në vitin 1974, pas përmbytjes së Kukësit të vjetër dhe pesha që mund të mbajë është rreth 35 ton. TCH

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull