Ad imageAd image

VASILI : QEVERIA PO MBJELL MJERIM, 3652 BIZNESE PO MBYLLEN

1 min lexim

Ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili ka akuzuar Ramën se po çon në mbylljen e shumë bizneseve.

Vasili tha se 3652 biznese po mbyllen vetëm në tre mujorin janar-mars.

Ai u shreh në statusin e tij se “qeveria ka qepur gojën, media nuk flet, organizatat që përfaqësojnë biznesin nuk reagojnë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Statusi i plotë i Vasilit:

3652 bisnese mbyllen, qeveria mbjell mjerim.

Mijra bisnese mbyllen akoma pa filluar aplikimi i TVSH per biznesin e vogel.
3652 biznese mbyllen brenda tre mujorit janar-mars.
Qeveria ka qepur gojen,media nuk flet,organizatat qe perfaqesojne biznesin nuk ndihen.Le te heshtin…s’kane faj,jua kane mbyllur keq gojen…. 
Varferia thellohet dhe cdo biznes i mbyllur do te thote pllakosje e deshperimit ne mijra familje.
U kerkon njerezve qeveria takse per rrugen e kombit.Kujt ja kerkon?Njerezve pa pune, bizneseve qe mbyllen,te varferve ketyre jua kerkon?
Apo per kryeministrin shendosh oligarket pa te varferit le te vdesin.

Ndani këtë artikull