Ad imageAd image

Vazhdon ikja masive e shqiptareve

3 min lexim

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor, që nga viti 2002 deri në 2017-n kanë marrë nënshtetësi në një nga vendet e BE-së 390,889 persona. Shqiptarët që kanë tashmë një pasaportë të BE-së përbëjnë rreth 14% të popullsisë që jeton aktualisht në Shqipëri dhe që sipas INSTAT vlerësohet në rreth 2.86 milionë banorë.

Shtetasit shqiptarë kanë filluar të marrin nënshtetësi të një vendi të BE-së përgjithësisht duke nisur nga viti 2008 (rreth 17 mijë), për të arritur në nivelin më të lartë në 2016-n, me rreth 67.5 mijë.

Greqia dhe Italia janë dy shtetet që kanë dhënë numrin më të madh të pasaportave për shqiptarët, nisur dhe nga numri i lartë i emigrantëve që kanë shkuar në këto dy vende pas viteve ’90. Në Greqi kanë marrë nënshtetësinë rreth 180 mijë shqiptarë dhe në Itali rreth 175.6 mijë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Greqia ka filluar të japë nënshtetësi për shqiptarët që nga viti 2007 (me rreth 2500), por vitet e fundit e ka “lëshuar” dorën, duke dhënë në 2017-n një numër rekord prej gati 30 mijë nënshtetësish për shtetasit shqiptarë.

Italia dha për herë të parë rreth 4,500 nënshtetësi në 2008-n, dhe arriti rekordin në 2015-2016 me rreth 35-36 mijë pasaporta për çdo vit, për të rënë në 27 mijë në 2017-n.

Shteti i tretë më dorëlëshuar me nënshtetësinë ka qenë Mbretëria e Bashkuar, me rreth 11 mijë persona që kanë marrë pasaportë britanikë. Vitet e fundit Britania e ka ulur me tre herë numrin e pasaportave që jep për shtetasit shqiptarë (315 në 2017-n, nga rreth 1,400 në 2009-n).

Rreth 60 mijë shqiptarë morën nënshtetësi të vendeve të BE-së në 2017-n

Shqiptarët renditen të dytët përsa i përket marrjes së nënshtetësisë, pas marokenëve, që ishin grupi më i madh me 67 900 persona që morën nënshtetësi, nga të cilët 83% në Itali, Spanjë, ose Francë.

Marokenët, shqiptarët, indianët, turqit, rumunët, pakistanezët, polakët dhe brazilianët përbënin së bashku (34%) të numrit total të personave që morën shtetësi të një vendi të BE-së në 2017. Rumunët 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull