Ad imageAd image

Vdes 2 javë pas aksidentit, por ende i paidentifikuar

1 min lexim

Një aksident i ndodhur rreth 2 javë më parë çoi në Spitalin e Durrësit një person.

Por rreth orës 05:00 ky person ka ndërruar jetë, në kushtet kur ende identiteti i  tij nuk është zbuluar.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se, një ditë më parë, rreth orës 05:00, ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit një shtetas i pa identifikuar akoma, trupi i të cilit ndodhet në morgun e Spitalit të Durrësit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai është aksidentuar në datë 16.04.2018, në fshatin Shënavlash Durrës, nga një mjet me drejtues shtetasin M.D., i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, shtuan të njëjtat burime.

Policia njofton se po punohet për identifikimin e viktimës.                      

Ndani këtë artikull