Ad imageAd image

Vdes punëtori i dytë që ra nga skela, nxirret nga rrënojat trupi

1 min lexim

Rëndohet bilanci i viktimave në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku disa punëtorë kanë rënë nga skela. Edhe një punëtor tjetër, i cili ndodhej nën rrënoja, ka ndërruar jetë.

Mësohet se dy punëtorë kanë ndërruar jetë. Ende nuk bëhen me dije emrat e punëtorëve që kanë humbur jetën.

Banorët kanë thënë se kanë dëgjuar zhurmë të madhe, pasi punëtorët kanë rënë bashkë me skelën. Ata kanë ndihmuar punëtorët, kanë nxjerrë prej rrënojave dy, ndërsa dy të tjerë mbetën nën rrënoja, të cilët kanë ndërruar jetë.

Është shoqëruar në polici administratori i punimeve, pasi ka dyshime se nuk janë respektuar rregullat. Në skelë kanë qenë shumë punëtorë. Katër janë plagosur, ndërsa dy kanë mbetur nën rrënoja e kanë ndërruar jetë.

- reklamë -
Ad imageAd image
 Njoftimi i policisë:

Tiranë

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” pranë një objekti në rekonstruksion ju bëjme me dije se shtetasit që kanë ndërruar jete janë:
O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç.

Ndani këtë artikull