Ad imageAd image

Vendimi i zbardhur/ Universiteti i Mjekësisë mbyll vitin akademik, provimet do të bëhen online

1 min lexim

Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka dalë ditën e sotme me një vendim lidhur me ecurinë e vitit akademik duke e quajtur të mbyllur, si dhe lidhur me procesin e zhvillimit të provimeve.

Në vendim theksohet se studentët ruajnë të drejtën e frekuentimit me dëshirë të seancave të prapambetura më vitin e ardhshëm me grupet e rregullta mësimore.

 

Ndërkohë provimet do të zhvillohen me shkrim duke ruajtur distancën për shkak të Covid-19 ose në formën online , sikurse ka njoftuar një ditë më parë edhe nga Fakulteti i Gjuhëve të huaja.

- reklamë -
Ad imageAd image
 
 
 

Kjo formë e provimit në ditancë do të vihet në zbatim për lëndët ose modulet kur është e mundur. Ndërkohë që studentët në vitin e fundit akademik që nuk kanë provime të mbartura, mund të nisin punimin e diplomës.

 
 
 
 
 
 
 
Ndani këtë artikull