Ad imageAd image

Vendimi për maskat/ Mjeku i Infektivit tregon pse janë të dëmshme të mbahen në ambiente të hapura

1 min lexim

Vendimi për mbajtjen e detyruar të maskës do të hyjë në fuqi që nga dita e enjte, 15 tetor 2020.

Në lidhje me këtë çështje imazheristi i Spitalit Infektiv, Renato Osmënaj, përmes një shënimi në rrjetet sociale deklaron se mbajtja e maskave në ambiente të hapura nuk ka asnjë vlerë mbrojtëse.

Sipas tij mbajtja e maskave në ambiente të hapura ndikon shumë negativisht te personat që mund të jenë të prekur nga koronavirusi dhe janë në fazë inkubacioni apo asimptomatikë, si dhe shtojnë mundësinë e përhapjes së virusit!

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas tij, kjo ndodh sepse:

1- rrisin dozën e kontaminimit në mënyrë autologe ne pamundësi të ekspiracioni 100% duke u bërë shkak për agravim të sëmundjes dhe shtim fatalitetesh.

2- nëse këta persona mbas mbajtjes në rrugë të maskës hyjnë në ambjente të mbyllura ( bare, restorante etj) hedhin në ambjent doza më të larta sesa do të hidhnin nëse nuk do akumulonin ngarkesa false nga mbajtja e maskave në rrugë.

Dmth mbajtja e maskave ne ambjente te hapura është totalisht e dëmshme”, shkruan Osmënaj.

Ndani këtë artikull