Ad imageAd image

Veprime të turpshme dhe dhunon policët, arrestohet 53-vjeçari nga Bulqiza

1 min lexim

Policia e Bulqizës bën me dije ditën  sotme se ka vënë në pranga një 53-vjeçar, pasi kryente veprime të turpshme në publikë.

Siç thuhet në njoftimin e policisë në pranga është vënë, Haqif Dishmuça,  53 vjeç, banues në Burrel ( i dënuar më parë për Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik).

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Bulqizës, kryente veprime të turpshme në publik, si dhe gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. 

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia e Bulqizës sqaron se lidhur me ngjarjen, materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”  “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj  urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, si dhe “Vepra të turpshme”. /55News.al/

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull