Ad imageAd image

Vetëdorëzohet në polici vrasësi i emigrantit shqiptar në Greqi

1 min lexim

Autori i dyshuar për vrasjen e emigrantit shqiptar në Greqi, Mario Leska, është dorëzuar në polici.

Bëhet me dije se i dyshuari për ngjarjen, është një 27-vjeçar shqiptar, i cili ka pranuar krimin, duke thënë se gjithçka ndodhi pas një konflikti të momentit.

26-vjeçari Mario Leska gjeti vdekjen pas një sherri të ndodhur në lagjen e “Peristeri”, të Athinës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Rezulton se i riu shqiptar ishte goditur me mjete të forta dhe me thikë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, emigranti shqiptar gjeti vdekjen pak më vonë në spital.

Ndani këtë artikull