Ad imageAd image

Vetëm 10 ditë në detyrë, shkarkohet drejtori i Kadastrës në Vlorë

1 min lexim

Nuk ka qetësi në Kadastrën e Vlorës. Dhjetë ditë pasi mori detyrën, Alteo Nazeraj është shkarkuar nga posti i drejtorit të Komanduar  të Kadastrës në qytetin e Vlorës.

“BalkanWeb”  mëson se në vend të tij  është emëruar Elona Hodaj.  Kjo e fundit më parë ka mbajtur postin  e  Drejtores së Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit shëndetësor.

Në kadastrën e Vlorës u pushuan nga puna  katër juristë, ndërsa u paralajmëruar me vërejtje  edhe 19 të tjerë. Profili  i drejtoreshës së re  është e lidhur me Partinë Socialiste, ku Elona Hodaj ka qenë kryetare e FRESSH, kandidate për deputete si dhe Anëtare e Asamblesë Kombëtare. Gjithashtu Alteo Nazeraj mësohet se do të rikthehet sërish në postin që mbante më parë, atë të shefit të zyrës juridike.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pak ditë më parë, një qytetar nga Vora publikoi një video me debat të bërë me zv.drejtorin e Kadastrës, ku e akuzonte atë se i ka shitur shtëpinë dhe për pasojë ai është detyruar të jetojë me qira.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull