Ad imageAd image

VIDEO/ Arrestohet autori i plagosjes në Vlorë

2 min lexim

 Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e plagosjes me armë të 34-vjeçarit Eraldo Lazaj, ngjarje e ndodhur në lagjen ”Pavarësia”, 3 javë më parë. Në pranga ka përfunduar Nikollaq Çepaj (Taullaraj), 34 vjeç, banues në Vlorë.

 

Në momentin e ndalimit nga policia i sekuestrohet arma me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen si dhe një mjet tip BMW X5.

- reklamë -
Ad imageAd image

Njoftimi i policisë:
Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës dhe hetimeve intensive me qëllim kapjen, ndalimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit të cilët kryejnë krime ndaj personit, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

Nikollaq Çepaj (Taullaraj), 34 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm më datë 16.05.2018, në lagjen “Pavarësia”, brenda ambienteve të një lokali ka plagosur më armë zjarri shtetasin E.L.(D), 34 vjeç.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se shtetasi ka kryer plagosjen,
1 automjet tip BMË X5 me targa AA838DS.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 88 e 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Ndani këtë artikull