Ad imageAd image

Video/ “Do shënjestrojë korrupsionin në nivele të larta”, SHBA tregon hapin e radhës: Si do funksionojë SPAK

1 min lexim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, përmes së cilës tregon se si do të shpenzohen 2 milionë dollarë për ngritjen e strukturave të SPAK.
Postimi i ambasadës:

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë.

Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit

- reklamë -
Ad imageAd image

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull