Ad imageAd image

VIDEO/ ‘E katandisi policinë në hajdutë votash’ Vasili: Rama mashtrues e demagog, ja ç’thoshte në 2013-ën

2 min lexim

Kush beson më tek Edi Rama, do të thotë se nuk ka më respekt për veten.

Kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një postim të tijin në Facebook.

Teksa i rikthehet edhe një herë përgjimeve të publikuara dje nga “Bild”, Vasili thekson se, kreu i qeverisë është një mashtrues, ndërsa sjell me video se çfarë thoshte në vitin 2013 për përdorimin e policisë në zgjedhje dhe çfarë bën sot.

 

Ja çfarë shkruan Vasili në postimin e tij:

Mashtruesi Edi Rama dje dhe sot per Policine!!

Edi Rama eshte thjesht nje mashtrues kete e ka kuptuar edhe shqiptari me i fundit.

Kush e beson me Edi Ramen do te thote se nuk ka asnje fije respekti per vehten.

Pasi keni pare nga publikimet e BILD dhe se si e katandisi policine ne nje hajdute ordinere votash,  shiheni vete kete mashtrues te pacipe se ç’thoshte per policine ne 2013 ne fushate elektorale,shiheni gjithashtu po kete syfet se si i bente thirrje policise te bente vota per PS.

Per kete te fundit edhe u padit nga LSI por prokuroria ja mbylli krimin se mashtruesi kishte kerkuar gjoja falje ne FB. Cfare turpi!

Ne kete menyre shuani cdo iluzion per kete mashtrues dhe demagog

Ndani këtë artikull