Ad imageAd image

VIDEO/ Flakë gjigande, rruga mbushet me tym, ky është momenti kur shpërthejnë flakët në karburant

1 min lexim

Një pikë karburanti është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Ngjarja është shënuar pranë Komisariatit numër 6. Nuk raportohet për persona të lënduar, por shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë e “Balkanweb” shihet sesi zjarri përfshin pikën e karburantit. Nga flakët është përfshirë depozita e gazit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Flakët janë gjigande, kurse rruga mbushet plot me tym. Zjarri është vendosur në kontroll, por situata paraqitet akoma e rrezikshme.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca policore dhe zjarrfikëset.

Ndani këtë artikull