Ad imageAd image

Video/ Forca të shumta ushtrie rrethojnë zonën e Jalës, banorët: Nuk po na lejojnë të…

1 min lexim

Forca të shumta të ushtrisë rrethojnë zonën e Jalës, aty ku dy ditë më parë u shembën 9 ndërtesa. Që prej orëve të para të ditës, disa furgona me trupa të ushtrisë kanë rrethuar zonën.

Banorët thonë se nuk po i lejojnë të shkojnë në tokën e tyre. Sipas banorëve, ata nuk po lejohen as të mbledhin çfarë ka mbetur nën rrënoja. Ndërsa theksojnë që nuk pranojnë të bëhet pastrimi i zonës nga Inertet pa shkuar në terren specialistët e vlerësimit të dëmeve.

Sipas banorëve, forcat e IKMT, kanë dëmtuar edhe shtëpinë e cila ishte me leje, e për të cilën IKMT kishte urdhër të mos ndërhynte. Forcat e IKMT-së e kanë dëmtuar shtëpinë, duke e bërë të pabanueshme teksa akuzojnë edhe për plaçkitje të sendeve me vlere nga forcat e policisë dhe IKMT-së.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndani këtë artikull