Ad imageAd image

VIDEO/ Gjarpërinj me përmasa të frikshme në Mat, akuza turistëve

2 min lexim

Videoja e mëposhtme është një video e regjistruar nga banorët e fshatit Kurcelaj në rrethin e Matit dhe gjarpri që shfaqet mbi një pemë i ngjason shumë për nga përmasat një pitoni.

Banorët e kësaj zone nuk dinë ta përcaktojnë se çfarë lloji është ai ekzaktësisht, por thonë se kanë arritur të masin gjatësinë e tij, është plot 3,7 metra i gjatë.

Të pyetur ata thonë se shfaqja e një gjarpri të tillë, i treti në pak ditë është shumë e rrallë në këtë zonë dhe i ka frikësuar pa masë, duke qenë se afër zonës ku është shfaqur ka edhe banesa të shumta.

- reklamë -
Ad imageAd image

Të tmerruar banorët thonë se bëhet fjalë për një gjarpër jo karakteristik për zonën.

Gazetari Enver Doçi ka biseduar nga afër me banorët e këtij fshati, të cilët thonë se: “Para 3 apo 4 vitesh kanë parë në këtë zonë disa turistë me motorë që hapnin disa kuti e hidhnin diçka. Pas 5 ditësh kur kaluam për të shkuar me bagëti pamë disa gjarpërinj të vegjël. Tani kanë ardhur sërish turistë dhe janë shfaqur këto krijesa”,- thonë ata.

E ndërsa askush nuk mund të sqarojë me saktësi se përse në këtë fshat janë shfaqur këta gjarpërinj, frika tek banorët është e madhe. BW

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull