Ad imageAd image

VIDEO/ Grushte dhe thika! Sherr mes adoleshentëve pranë gjimnazit “Ismail Qemali”

2 min lexim

Një dukuri shqetësuese që manifestohet shpesh në shkollat dhe gjimnazet në Shqipëri, ka filluar të marrë përmasa gjithnjë e më të madhe. Bëhet fjalë për sherret që zhvillohen mes adoleshentëve në ambientet shkollore.

Siç shihet dhe në videon bashkëngjitur më poshtë, disa adoleshentë të gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë përleshen me njëri-tjetrin, madje njëri prej tyre ka goditur me thikë në shpinë një nga bashkënxënësit e shkollës.

Materiali filmik është regjistruar nga një qytetare, e cila në mesazhin e dërguar tek “JOQ”, e përgjithëson ngjarjen duke ngritur shqetësimin për raste të ngjashme, që sipas saj tregojnë “çfarë brezi po rrisim dhe po edukojmë”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Mesazhi i plotë: “Pershendetje JOQ! Doja te denoncoja nje fenomen qe eshte bere thuajse i zakonshem ditet e sotme. Sherr midis te rinjve prane gjimnazit Ismail Qemali ne tirane.
Godasin njeri tjetrin me cti dale perpara. NE FUNDIN E VIDEOS DJALI ME XHUP KAF NXJERR THIKEN DHE GODET NE SHPINE DJALIN TJETER!! Nje turp i madh. Do e vlersoja shum nese do e postonit pasi duhet ta shikoje e gjithe Shqipria cfar brezi po rrisim si po i edukojme, per te vetmen arsye se NESER ata jan e ardhmja e ktij vendi. Ju lutem ta publikoni! Faleminderit!”

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull