Ad imageAd image

VIDEO/Policia nis revanshin ndaj protestës, ndalohen disa studentë në Gjirokastër

1 min lexim

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar disa studentë që morën pjesë sot në protestën që po zhvillohej në qytetin e Gjirokastrës.

Burime bëjnë të ditur se studentët nuk kishin marre leje për tubimin që kanë bërë në lagjen 18 shtatori.

Ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë vendin edhe studentët e Universitetit të Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, vendosën sot që ti bashkohen protestës. Studentët e Gjirokastrës kanë marshuar në qytet duke kërkuar ulje të tarifave si dhe përmirësim të kushteve në auditore dhe konvikte,s shkruan faxweb.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë që gjatë marshimit të tyre ato kanë bllokuar dhe qarkullimin e mjeteve në lagjen “18 Shtatori.”

 

 

Ndani këtë artikull