Ad imageAd image

VIDEO/ Protestë kundër Ramës në stadiumin e Kukësit: Lironi vëllezërit tanë

1 min lexim

Në ndeshjen mes Kukësit dhe Laçit në stadiumin “Zeqir Ymeri”, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, tifozët kuksianë kanë kërkuar lirimin e bashkëqytetarëve të tyre të arrestuar nga policia pas protestës në Rrugën e Kombit kundër tarifës.

Në pankartat që mbajnë në duar kuksianët shkruhet “Lironi vëllezërit tanë”. Kujtojmë që 23 kuksianë u arrestuan nga policia pas protestës në Rrugën e Kombit kundër tarifës, ndërsa 11 prej tyre mbahen ende në burg.

Lirimin e kuksianëve të arrestuar e kërkon edhe opozita, madje në takim me Federica Mogherinin ata i kishin kërkuar që të ndërhynte për lirimin e tyre.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull