Ad imageAd image

(VIDEO) Radhë kilometrike në aksin Thumanë-Fushë Krujë

1 min lexim

Në aksin e rrugës nacionale nga Thumana deri në Fushë Krujë, qarkullimi është vështirësuar nga trafiku i rënduar.

Prej disa orësh, radhët e automjeteve janë kilometrike. Për afro një muaj, lëvizja në këtë aks rrugor është kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve.

Kjo situtatë pritet të vijojë deri në fund të gushtit, që përkon me largimin e emigrantëve dhe të pushuesve nga vendet fqinje që i janë drejtuar bregdetit shqiptar për sezonin e verës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Shumë drejtues të nervozuar nga pritja e gjatë në radhë, thyejnë rregullat e qarkullimit, duke dalë nga vargu e duke sjellë përkeqësim të trafikut.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull