Ad imageAd image

VIDEO/ Shembet vila historike, Lali Kulla ka gati një tjetër shumëkatësh

1 min lexim

Vijon dhunshëm betonizimi i Tiranës dhe lejet e ndërtimit nga Lali i Rilindjes.  Që prej ditës së parë në krye të Bashkisë së Tiranës të Veliajt në kryeqytet kanë filluar të lulëzojnë ndjeshëm.

Nga krim i pastër që po konsumohet në TIranë nuk po kursehen as pasuritë kulturore dhe ndërtesat karakteristike të saj.

Vetëm pak metra mbi Liceun ‘Jordan Misja’, tek rruga e Elbasanit, është duke u ndërtuar një pallat, por për ndërtimin e tij po shembet një vilë e vjetër.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nëpërmjet publikimit të një videoje denoncimi është bërë nga aktori i njohur Julian Dedaj, i cili ka bërë publike edhe pamjet e shembjes së vilës. Kjo ndërtesë ka qenë e mbrojtur me ligj, por disa kohë më parë është hequr nga mbrojtja, duke i hapur rrugë shembjes dhe më pas ngritjes së pallatit shumëkatësh.

Ndani këtë artikull